Berisha: Nuk shkojmë në asnjë komision pa pjesëmarrjen e ODIHR dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Drejtësia duhet reformuar vetëm nga Komisioni i Venecias. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se, nuk shkojmë në asnjë komision pa pjesëmarrjen e ODIHR dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale.

“Tani kërkojnë të bëjnë ndryshime ato që duan vetë.

Asnjë ndryshim.

Krijuat korporatat e krimit, krijuat korporata siç paralajmëroi Komisioni i Venecias, siç e paralajmëroi në mënyrë profetike.

Si mundesh ti t’i lësh gjykatat dhe prokuroritë pa drejtues? Të tuat janë ato? Personale janë ato?

Ato janë të shtetit, nuk janë as të KLGJ dhe të KLP.

Ato janë institucione themelore të një shteti.

Por korporata i konsideron si pronësi të vetën dhe zbaton urdhra.

Dhe përpiqen t’i fshehin.

Në këtë sallë kam pritur një grup 18 parlamentarë të një landi gjerman dhe kur unë u shpjegoja, sot e kam të freskët në memorie, kryetari i këtyre parlamentarëve kur unë i them që Altin Troplini me Kushtetutë kontrollon gjykatësin që i dorëzon dosjen, e tmerrshme thoshte.

Kështu ishte e vërteta.

Dhe këtu duan ta fshehin këtë realitet. Ta fshehin me çdo kusht.

Një realitet që u krijua dhe që duhet të ndryshojë me shpejtësinë më të madhe.

Ai ndryshohet vetëm nga Komisioni i Venecias në bashkëpunim me një reformë të vërtetë, absolutisht kurrë asnjë nen, asnjë fjalë, asnjë gërmë e Fatmir Xhafës.

Se Fatmirin për atë punë e vunë, e vunë si kamikaz.

Të bënte Fatmiri me Arben Rakipin reformën e drejtësisë.

Ta dini se Arben Rakipi është një nga figurat më mafioze jo të drejtësisë, por të Shqipërisë.

Ua them unë ju.

Është drejtori më mafioz, i cili mban studio avokatie dhe shkon e pret gjoba tek nxënësit e tij pasi mbarojnë magjistraturën. Dhe që është i përjashtuar nga vetingu. Ky protektori i Altin Troplinit dhe autori i kodit. Ish-bashkëpunëtor i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Që nuk duhet të jetë fare në sistem.

Ky tani është truri, me Xhafën, i reformimeve.

Pretendojnë për dy komisione.

Asnjë komision pa Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale për reformën territoriale dhe pa ODIHR-in nuk marrim pjesë.

Të vijnë institucionet ndërkombëtare.

Dhe është shumë e gabuar që rrinë dhe marrin vitin 2008, besoj e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre.

Të marrim ODIHR-in, të marrim specialistë nga Venecia, se edhe ata kanë specialistë të klasit të parë edhe në të drejtën elektorale.

Por, me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin, që duhej të ishte në burg prej kohësh, njeriut që i vjedhin nënës së tij 7 milionë euro.

Shkoni dhe shihni Gjirin e Manastirit si e ka bërë me Edi Ramën, etj.

Këta nuk kanë interes reformash, por si e si të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD dhe opozita me kandidatë të pavarur në të 6 bashkitë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se për të 6 bashkitë që do të mbajnë …