Ka shumë pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri se përse Rama i pagoi shpenzimet e udhëtimit kryebashkiakut të New Yokut, Adams.
Të gjithë e dinë se Rama nuk bën asnjë investim të kotë pa menduar përfitimet politike. Rama ka provuar se mund të korruptojë ambasadorë, diplomatë dhe deri tek shefi i FBI. Në rastin e Adams po përvijohet e njëjta skemë.
Po pse Rama po sponsorizon me paratë e shqiptarëve vizitën turistike te Adams? Asyeja është e thjeshtë. Rama shpreson se Adams mud të jetë Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Tiranë, pasi ai të lerë detyrën si kryebashkaik i New Yorkut.
Adams është një demokrat, por që ka marrëdhënie shumë të mira me Presidentin Trump që nga koha e fushatës elektorale ku ai mbështeti politikat e Trump për emigracionin.
Udhëtimet me Cougar
Pamjet nga Vlora, të transmetuara nga disa media, tregojnë helikopterin ushtarak të ulur në një fushë futbolli, për ta transportuar Adams dhe delegacionin e tij amerikan drejt Orikumit.
Nga zëdhënësa e tij, Kayla Mamelak Altus, mësohet se vizita e Adams në Shqipëri ka për qëllim “të promovojë turizmin në New York”. Por asnjë marrëveshje, projekt apo memorandum konkret nuk është njoftuar mes bashkisë që Adams do të drejtojë edhe për pak ditë dhe asaj të Vlorës apo Tiranës. Vizita, agjenda e së cilës nuk është bërë e ditur as në New York as në Shqipëri, ngjan me një udhëtim personal të Adams, në fund të karrierës së tij në bashkinë më të rëndësishme të SHBA-ve.
Në qytetin e tij, Adams përballet me akuza për përfitime të paligjshme nga kompani private, përfshirë favorizime nga Turkish Airlines, që i ka ofruar udhëtime dhe akomodime luksoze. Luksi po e ndjek edhe në Shqipëri, jo se Cougar është ndonjë mjet komod, por udhëtimet me një helikopter të tillë ushtarak kanë kosto të mëdha.
Helikopterët Cougar janë ndër mjetet më të rëndësishme që Shqipëria ka për emergjenca civile. Disa prej tyre ngelën hangareve të Europës pasi kostot për t’u riparuar ishin tepër të mëdha, siç ka raportuar Zoom.al në disa artikuj, dhe qeveria nuk arriti t’i mbulonte në kohë për t’i pasur gati për të përballuar emergjencën e zjarreve.
Çdo orë fluturimi e tyre kushton mijëra euro në karburant, mirëmbajtje dhe logjistikë, prandaj përdorimi i tyre për raste të tilla “turistike” është një fyerje për vetë forcat e ushtrisë apo ata të emergjencave civile, të cilët përdorimin e Cougar-it e kanë pasur nevojë jetike në betejën me zjarret dhe tani shohin që ai përdoret për qokat e kryeministrit.
Ky është paradoksi i një qeverie si kjo e Edi Ramës, që preferon propagandën dhe PR-in mbi përgjegjësitë dhe përgjegjshmërinë.
Për Adams, ky duket një “qyl” tjetër për të parë botën, një udhëtim nëpër Shqipëri i paguar nga taksat e shqiptarëve për një politikan që është në qendër të hetimeve federale dhe ka humbur çdo mbështetje për një mandat të dytë si kryetar i Bashkisë së New York-ut.
Paratë që po shpenzon Cougar-i për t’i bërë shëtitje Eric Adams-it, mund të ishin përdorur fare mirë për emergjenca të tjera, si për shembull, vendosja e detektorëve funksionalë nëpër gjykata dhe rritja e sigurisë në këto institucione, që gjyqtarët të mos vriten në sallën e gjyqit, për shkak se palët në proçes mund të hynë edhe të armatosur dhe askush nuk i kap.
Në SHBA, gazeta New York Times, në një artikull të posaçëm për vizitën e Adams në Shqipëri, rikujtoi përfshirjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në akuzat federale për korrupsion që u ngritën për mikun e Ramës, ish -drejtuesin e lartë të FBI-se, Charles McGonigal.