Zhupa: Mazhoranca nuk do debat sepse me fondet e BE ka ngritur vila në Dhërmi!

Deputeteja e PD, njëkohësisht kryetare e komisionit Parlamentar për Kulturën, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve ka akuzuar mazhorancën se nuk pranojnë asnjë debat sepse kanë frikë .

“Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste”, tha deputetja demokrate.

Ajo akuzoi ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it, ndërsa shtoi se me ato para janë ndërtuar vila në Dhërmi.

“Nuk u surprizova. Ju ketu jeni zgjatim  i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se, nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Keni vjedhur fondet! Keni marrë, zonjën Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian ngrihen vila në Dhërmi”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin e njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba

Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, (“Të Pathyeshmit”) ku trajton ngritjen e …