Berisha: Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese fituan të gjithë shqiptarët!

I pyetur nga gazetarët nëse PD do të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, kreu i opozitës Sali Berisha tha se, me vendimin e dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, kanë fituar të gjithë shqiptarët.

Pyetje: Do i ndërprisni përgatitjet për Tiranën, tani?

Sali Berisha: Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë vendimin e gjykatës.

Pyetje: Pezullimi i dekretit u bë pas një padie që bëri Veliaj. Tani që është pezulluar kjo është një fitore e PD, e Veliajt apo një fitore që ju bashkon të dyve?

Sali Berisha: Kjo nuk është një fitore për PD, është një fitore për çdo shqiptar. Për të gjithë ata të cilët besojnë se Kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre. Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese e çuan avoketërit e Erion Veliajt. Në këtë kontekst është speficikisht një fitore e avokatëve mbrojtës dhe vetë Erion Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …