Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, përshëndet sërish marrëveshjen e paqes për Gazën. Ai tha se, kjo është një arritje me impakt të madh në paqen botërore, meritë e jashtëzakonshme e presidentit Trump!
“Unë sot gjithashtu para jush dua të përshëndes edhe njëherë marrëveshjen historike të fazës së parë të planit të paqes për Gazën.
Është një arritje, në vlerësimin tim, e jashtëzakonshme dhe uroj dhe shpresoj që fazat e tjera të ndjekin fazën e parë dhe Lindja e Mesme të dalë nga spiralja e konfliktit.
Izraelitët, palestinezët dhe kombet e tjera të jetojnë në paqe dhe prosperitet në këtë vend.
Kjo është një meritë e jashtëzakonshme e presidentit Donald Trump.
Natyrisht edhe e aktorëve të tjerë, të cilët ai i citoi në arritjen e kësaj marrëveshje.
Një arritje me një impakt të madh në paqen botërore”, tha Berisha.
Gazeta RD