Veliaj u nxorr nga burgu në 11 të natës/ Çfarë frike ka Rama prej tij?

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur.

Sipas Berishës, urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak thekson kryedemokrati “se është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Kreu i PD-së shtoi se “ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur pikëpyetje se ku u dërgua dhe a kishte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.

“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim?”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Aktori reagon kundër aktorëve që mbështetën hajdutin Veliaj në Gjykatë

Paraqitja e disa aktorëve në mbështetje të hajdutit Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ka shkaktuar …