Zgjedhjet për Tiranën/ Berisha: Rama po ndjek rrugën e Xhaçkës, por asgjë nuk mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin për zgjedhjet në Tiranë. Në një deklaratë për mediat,

Berisha tha se, Edi Rama, pasi mori një “goditje fatale” nga vendimi i Kushtetueses, po përpiqet të ndjekë “rrugën e Xhaçkës”, por asnjë veprim i qeverisë nuk mund të shkojë përtej kuadrit kushtetues.

“Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama njoftoi se do vazhdojë në rrugën Xhaçka, do bëjë atë që bëri me Xhaçkën.

Por, i garantoj qytetarët e Tiranës se duke respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke dënuar me forcën më të madhe edhe njëherë aktin e shëmtuar dhe të papërgjegjshëm të presidentit kukull të Edi Ramës, asgjë nuk do mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues.

Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Më keq se në komunizëm”/ Gazeta holandeze: I madh e i vogël janë ngritur kundër Edi Ramës!

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që …