“Margarita Buhali vrau gjyqtarin, tani është në Gjykatën e Lartë”/ Denoncimi i fortë i ish-kreut të Gjykatës

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ka bërë një deklaratë të fortë në një emision duke hedhur akuza rreth një gjyqtareje që ushtron detyrën në Gjykatën e Lartë. Sipas Malajt, gjyqtarja Margarita Buhali tjetërson provat për të dhënë vendime të favor të interesave të saja.

Malaj:  Ky i shkallës së parë i ka qepur të gjitha dosjet ,shkojmë në Gjykatën  e Apelit ,nuk janë dokumentat. Kush i hoqi? O gjyqtari i Gjykatës së Apelit o një punonjës i Gjykatës së Apelit se shkalla e parë nuk ka mundësi efektive mos ti vendosi ato si dokumenta e as ti heqi se kanë vajtur në Gjykatën e Apelit dhe aty është një e famshme gjyqtare që më bën përshtypje në shumë çështje dhe mund ta përmend dhe me emër se skam asnjë lloj shqetësimi për të është një.

Margarita Buhali që është pjesë e asaj dhe më bëri përshtypje se është pjesë e këtij procesi gjyqësor të 2015 që shkaktoi vrasjen e gjyqtarit Kalaja, e cila ka firmosur kthimin e çështjes sepse nuk ekzistojnë dy proçesverbale dhe një akt-ekspertimi. Në fakt nga vendimi gjyqësor i shkallës së parë ,gjyqtari i shkallës së parë i ishte referuar pikërisht procesverbaleve të administrimit të aktit të ekspertimit që kishte marrë vendimin që ta fitonte pala paditëse.

Pra ti si gjyqtar po bën makinacione që të prishësh një vendim, ti sjellësh çështjet edhe njëherë dhe kjo gjyqtare për ironi të fatit është antarja e Gjykatës së Lartë të sotme, që  e di çfarë bën Gjykata e Lartë? Është një tmerr. Në 10 çështje që kemi ne në mbrojtje në Gjykatën e Lartë, shqyrton çështje të 2016 sot, merr prova të 2025 i fut në dosjen e saj në 2016 kryesisht gjyqtarja për ta çuar çështjen atje ku do ajo ta zgjidhi. Është një dramë e madhe dhe nuk fillon asnjë hetim.

About Redaksia

Check Also

Pritet reagimi nga SHBA/ Dumani për aferën Rama-McGonigal

Kreu i SPAK, Dumani deklaroi sot gjatë pyetjeve në Komisionin Parlmentar të Ligjeve se SPAK …