Shpërthen fabrika e armatimeve në SHBA/ Janë 19 viktima, video…

Autoritetet në Tenesi, SHBA, flasin për të paktën 19 të vdekur dhe të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një fabrikë municionesh, të premten në mëngjes.

Pas shpërthimit, ndërtesa u përfshi nga flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk mundën të afrohen për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Shpërthimi ndodhi në orën 07:45 të mëngjesit (me orën lokale 15:45 sipas orës së Shqipërisë), në ambientet e kompanisë Accurate Energetic Systems, një fabrikë që prodhon dhe teston eksplozivë për përdorim ushtarak dhe civil, si për shembull në prishje ndërtesash.

Sherifi i qarkut Humphreys, Chris Davis, konfirmoi se ka viktima dhe të zhdukur, pa dhënë një numër të saktë. Mediat lokale raportojnë se në momentin e shpërthimit në ndërtesë ndodheshin 19 punonjës. Sherifi konfirmoi gjithashtu se ndërtesa është totalisht e shkatërruar.

Pesë persona u dërguan në spital, ndërsa dy prej tyre kanë dalë nga spitali më vonë. Fabrika ndodhej në një zonë pyjore, pranë qytetit Bucksnort, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Nashville. Kompania ka një kompleks me tetë ndërtesa dhe operon prej më shumë se 45 vitesh.

Shpërthimi ndodhi në orarin e ndërrimit të turnit, çka do të thotë se në ambientet e fabrikës kishte shumë njerëz që po përgatiteshin të fillonin punën.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura, ndërsa nuk dihet nëse ka rrezik nga substanca të rrezikshme që mund të jenë liruar në ajër. Kompania Accurate Energetic Systems nuk ka pasur më parë incidente të mëdha sigurie, përveç një “shpërthimi të vogël” të raportuar në vitin 2014.

Pamje të publikuara nga një kamerë sigurie në një shtëpi private tregojnë fuqinë e shpërthimit dhe distancën e madhe në të cilën u ndieje zhurma.

Një banor i zonës, Gentry Stover, i cili jeton pranë fabrikës, deklaroi për CBS News: “U zgjova nga një shpërthim shumë i fuqishëm. Për një moment mendova se shtëpia u shemb mbi mua”. Zona është rrethuar nga autoritetet dhe hetimet për shkaqet e tragjedisë janë në zhvillim.

About Krye Redaktor

Check Also

A po i vjen fundi Vuçiçit?

Profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, Bojan Pajtiç deklaroi sot se hulumtimi i fundit nga …