Prej ditës së sotme është ndaluar qarkullimi me monopatinat kudo në Shqipëri. Urdhëri është dhënë ditën e dielë nga ministrja e Brendshme e Ramës.
“Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë, sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe për vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje,” deklaroi Ministrja Koçiu.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përdorimi i monopatinave është shndërruar në rrezik të menjëhershëm për rendin dhe sigurinë publike. Vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete, mes të cilave edhe me pasoja fatale. Për ta adresuar këtë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, Policia e Shtetit ka përcaktuar një procedurë standarde bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit, që parashikon ndëshkimin e drejtuesve të monopatinave dhe ndalimin e përdorimit të tyre në rrugë urbane e trotuare, deri në bllokimin administrativ të mjeteve”.
E gjithë kjo deklaratë e ministrisë së Brendshme nuk është e vërtetë.
Njoftimi i ministres është bërë në rrjetet sociale ditën e dielë, një rast i rrallë për një qeveri si kjo e Ramës, që të gjendet në punë në ditë pushimi.
Arsyeja e vërtetë e bllokimit të monopatinave ka të bëjë me një incident ku është përfshirë djali i vogël i Ramës, Zaho, ditën e shtunë. Pra, ditën e shtunë ka ndodhur incidenti dhe ditën e dielë ka dalë urdhëri i babit të Zahos për të ndalur të gjithë njerëzit që përdorin monopatina për lëvizjet e tyre, ndërsa të hënë kanë nisur edhe bllokimet dhe arrestimet.
Çfarë ka ndodhur
Ndërsa Zaho ka qenë për një vizitë tek familjarët e tij në një banesë pranë qendrës së Tiranës ai është përfshirë në një incident me një të ri që ngiste një monopatinë.
I biri i Ramës ka qenë duke dalë nga banesa e familjarëve të tij, kur i riu me monopatinë ka rrezikuar që të përplasej me djalin e Ramës. Ndonëse nuk ka pasur një përplasje, kaq ka mjaftuar që Rama të urdhërojë menjëherë ndalimin e monopatinave.
Ky është një rast skandaloz i abuzimit me pushtetin ku nxirren vendime dhe ligje vetëm mbi baza familjare të kreut të regjimit. Po nëse do të kishte një incident me ndonjë makinë, atëhere Rama do të nxirrte një vendim për të ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave?
Jemi në kufijtë e absurdit.
Imagjinoni gjithë ata biznesmenë që kanë investuar miliona në blerjen e këtyre monopatinave zgjohen një dtë nga një ëndërr e keqe e Ramës që u falimenton të gjithë biznesin pa asnjë njoftim apo paralajmërim që ata të mos investonin në këtë biznes.