Reagimi i Berishës për vizitën e Ursula von der Leyen në Tiranë

Sali BERISHA
Sot mirëpritëm në Tiranë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në emër të PD, forcës politike që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, e falënderojmë BE-në dhe taksapaguesit europianë për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në vite. Informoj presidenten Ursula von der Leyen se nën qeverisjen e Edi Ramës janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, ndërsa zgjedhjet janë kthyer në farsë nga partia shtet siç paraqesin edhe raportet përkatëse! PD mbështet fuqishëm dhe do mbështesë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për shqiptarët por për arsyet e përmendura, Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti i KLSH, PD kërkon mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat …