Arrestimi/ Dumani fajëson policinë për dhunën ndaj Metës dhe e akuzon për shkelje të ligjit

Kreu i SPAK, Dumani ka larguar përgjegjësinë nga vetja e tij për dhunën e ushtruar ndaj Ilir Metës në momentin e arrestimit dhe duke akuzuar direkt për këtë policinë, duke u shprehur se nuk e “ekzekutuam ne si SPAK masën e arrestit”.

Ai ishte duke iu përgjijgur pyetjeve të deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku ka deklaruar se prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra nga kryeministri Edi Rama apo dikush tjetër.

Dumani u pyet edhe për arrestimin e presidentit të PL, Ilir Meta, duke deklaruar se nuk ndihet përgjegjës për mënyrën e ndalimit pasi institucioni që ai drejton nuk ka kompetencën e ekzekutimit të masës së sigurimit.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është …