Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve theksoi se vetëm për vitin 2024 janë regjistruar mbi 84 mijë çështje të reja, ku më shumë se gjysma e tyre janë të natyrës penale, një tregues i qartë, sipas tij, i një rritjeje të kriminalitetit dhe konflikteve në shoqëri.
Bylykbashi e lidhi këtë fenomen me atë që ai e quajti një ‘qasje represive’ të qeverisë. ‘Deklaratat e kryeministrit flasin gjithë kohës për dhunë të shtetit mbi shoqërinë,’ deklaroi ai. Pika më kritike e argumentit të tij ishte përdorimi masiv i paraburgimit.
“Dje KLG-ja na raportoi për situatën në sistemin e drejtësisë, gjyqësorit, vetëm për vitin 2024, janë regjistruar 84.719 çështje të reja në… shkallën e parë, prej të cilave 38.448 ishin penale, më shumë se gjysma, pra më shumë se gjysma e vitit 2024 janë çështje penale, pra çështje kriminaliteti, e, ndërkohë që në totalin e vet, 66% janë çështje civile, por për vitin 2024 është rritur përplasja, konflikt i madh në shoqëri, pse qeveria shqiptare ka një qasje kaq represive mbi shoqërinë, e cila, nëse doni s’ka nevojë për ta materializuar, por është merrni deklaratat e kryeministrit dhe ajo që flet është gjithë kohës dhunë, dhunë e shtetit mbi shoqërinë, mbi qytetarët.
Çfarë masash do marri qeveria që të ndryshojë qasjen në lidhje me mënyrën se si përdoret paraburgimi, e kemi rreth diku mbi 60%, nga raportimi i vjetshëm ka qenë mbi 60% kemi pas paraburgimin si situatë në burgje, ndërkohë sivjet nuk e di sa është shifra. Por Europa e ka 25% mesataren.
OSBE-ja gjithashtu në deklaratën e saj flet për të njëjtin problem, pra, paraburgimi që përdoret në mënyrë masive për qytetarët dhe gjithashtu në lidhje me Kodin Penal ka thënë se nuk i keni konsultuar. Minimalisht përsëri citoj OSBE-në, drejtuesin e prezencës, që në një intervistë thotë, ne nuk jemi konsultuar në lidhje me kodin penal”. tha Bylykbashi.