Kreu i SPAK, Dumani deklaroi sot gjatë pyetjeve në Komisionin Parlmentar të Ligjeve se SPAK është në fazën e hetimit paraprak për atë që konsderohet si afera Rama-McGonigal. Edhe pse ka tre vite që është bërë kallzimi penal nga opozita, Dumani deklaroi se është në fazën paraprake të hetimit.
“Ne kemi bërë hetimet tona brenda territorit shqiptar dhe jemi në pritje të përgjijeve nga autoritetet e huaja” tha Dumani duke lënë të kuptohet se është në pritje të një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara.