Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është përgjigjur akuzave të opozitarëve sa i përket hipotezave të ngritura lidhur me dekonspirimin e operacionit “Ura” dhe kohën e ndërhyrjes së strukturave ligjzbatuese.

Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësime mbi vonesat në hetime dhe ndërhyrjen e vonuar, duke pretenduar se nëse operacioni do të ishte kryer dhjetë ditë para zgjedhjeve, rezultati në qarkun e Durrësit mund të kishte qenë ndryshe.

Ai theksoi se nga 52 masat e sigurisë të shpallura, vetëm një pjesë e kufizuar përfundoi në Gjykatë, ndërsa emrat më të rëndësishëm arritën të shmangin arrestimin, mes tyre edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”.

“Veprimi për operacionin URA pse u vonua? I cili nëse do të kishte pasur ndërhyrje 10 ditë përpara zgjedhjeve unë ju garantoj që në qarkun e Durrësit rezultati do të ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe vetëm një numër i kufizuar u ccua përpara Gjykatës dhe më kryesorët ikën, pse u vonuan hetimet? Pse u vonua fillimi i operacionit dhe a u dekonspirua ky operacion”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, që nga ana tjetër kreu i SPAK sqaroi se kërkesat për masa e sigurimit ishin bërë që në muajin mars 2025 dhe vendimi përkatës u dha rreth datës 5-6 maj. Ai shpjegoi se operacioni është koordinuar ndërkombëtarisht, pasi shumica e të dyshuarve ndodheshin në Itali dhe data e zbatimit u fiksua më 21 maj. Dumani theksoi se arrestimet nuk janë përgjegjësi direkte e SPAK, por e Policisë së Shtetit, pasi SPAK vetëm lëshon urdhrat përkatës.

“Sa i takon operacionit URA, e kam deklaruar edhe më parë publikisht prokuroria e posaçme ka bërë kërkesën për caktim mase sigurimi në muajin mars të vitit 2025, vendimi i caktimit të masës është dhënë diku nga data 5-6 maj. Dhe të njëjtën është komunikuar me kolegët tanë anëtarë të Bairit 

Është koordinuar takim në Shqipëri më 7 maj dhe ata kishin punë përgatitore sepse shumica e autorëve u arrestuan në Itali dhe u fiksua data 21. Pse nuk u arrestuan? Arrestimin e di shumë mirë sepse nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz, SPAK nxjerr urdhrin dhe ngarkon Policinë e Shtetit S’mund të na i ngarkosh ne përgjegjësinë”, tha Dumani.

About Krye Redaktor

Check Also

Dosjet për energjinë dhe inceneratorët, Këlliçi-Dumanit: A i’u thotë gjë emri Belinda Balluku dhe Edi Rama?

Nga Belind KËLLIÇI Disa nga pyetjet e mia sot në mbledhjen e përbashkët e Komisionit …