Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Taulant Ballës duke e quajtur zar të Suel Çelës.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi iu drejtua Ballës se, Suel Çela të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të ka hedhur tutje.
“Je zar i Suel Çelës dhe vjen këtu me fjalor banal. Kush je ti që i dikton opozitës hapësirën? Ti do të shkosh në burg. Ti je një copë zar i Suel Çelës, i cili të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të ka dhjerë në dru dhe të ka hedhur tutje”, tha Bardhi.