Bardhi: Begaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit, ka kryer 7 shkelje të rënda!

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka renditur shkeljet që sipas tij presidenti ka kryer gjatë mandatit.

PD argumenton se Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën, pasi funksioni i tij de facto është humbur prej kohësh. Analiza e materialit nga demokratët tregon se presidenti ka konsumuar shtatë shkelje kushtetuese të rënda, duke përfshirë dekretimin antikushtetues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërhyrje në kompetencat e pushtetit vendor, dhe cenim të autonomisë së Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e Bardhit 

Ju bëj me dije se në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Bajram Begaj, për shkelje të rënda, në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Kërkesa u ishte argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku analizohen së bashku edhe provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, ne jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de jure kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksion që, në fakt, de facto e ka humbur prej shumë kohësh.

Pas një analize shteruese të provave, faktëve, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda në kuptim të nenit 90, pika 2 e Kushtetutës.

Presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit janë: dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës; ndërhyrja brutale tek kompetencat e pushtetit vendor; zhveshja e Gjykatës Kushtetuese në 35 vite demokraci.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ai ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe ka lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese. Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 …