Berisha: Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj! Ku janë 1 miliardë euro të humbura?

Berisha tha se, 630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi.

“Dje, qytetarët shqiptarë ndoqën punimet e komisioneve parlamentare, ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë.

Njëherë unë dua të falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan, angazhimin në pyetje, siç ishte rregullorja, dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës të drejtësisë të narkoshtetit, por edhe përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione.

Ishte një përfaqësim mjeran.

Ju e patë se si mëkatarët, që të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri.

Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe në Europë.

Janë dëshmuar bashkëpunëtore në krime.

Flas për përfaqësuesit, se unë e di që aty ka burra dhe gra të ndershëm dhe punëtorë që përpiqen. Por nuk ia dalin dot.

Po si mund t’ia dalin? A e dëgjuat ju? Këndej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident.

A e kuptoni?

I patë vetë ju, i dëgjuat vetë, i dëgjuan shqiptarët.

I patë Ulsiun dhe Fatmir Xhafën, secilin më të zi se shokun. Vasalë pa dinjitet.

Po pse? Sepse Ulsiu e ka dosjen kaq tek kush? Tek Altin Troplini.

Po, po, dhe ka jo një, por e ka për disa çështje. Absolutisht. Jo vetëm për tokën që keni dëgjuar atje. Për pronat e tjera.

Ulsiu prandaj i kërcente trupi sa herë ia hidhte sytë ky se unë studioja gjuhën e trupit.

Turpi.

Fatmiri po bënte sikur po nervozohej me Ulsiun. Jo mo jo. Kishte hall se Fatziu ka bllokuar ligjin antimafia.

Se Altin Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar apo konfiskuar 60 milionë euro. Po ç’janë 60 milionë euro? 60 milionë euro është hoteli i Redi Mollës. Gjer tani, se është i planifikuar për 100.

Se atë, hotelin nuk e ka konfiskuar. Përkundrazi, Redi Mollën e liroi.

E liroi- e thotë populli se ku është zë nuk është pa gjë- sepse rezulton se Redi Molla është djali i teta Ollgës, një teto shumë e dashur për Linda Ramën.

Për ma hollësisht, duhet me pa gjendjen.

Doli ai, u lirua.

Ja pra, se ku ka zë nuk është pa gjë. Është mençuria e popullit që e thotë këtë.

Dhe thotë se kam sekuestruar 60 milionë. Çfarë ka sekuestruar ti mo? Po 60 milionë i ka familja Xhafaj që nuk i ke prekur asnjë qindarkë.

Ajo ishte një skenë…

Të dashur qytetarë, ku janë 1 miliardë euro të humbura, taksa tuajat?

630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi.

Nuk po merrem me dosjet e tjera që shkojnë 3 miliardë, por po i injoroj ato, por po flas për borxhet me fatura.

Dhe dokumentin që një nga kryearbitrat më të njohur në Europë ia dërgonte Edi Ramës, duke i thënë të mos bëjë marrëveshje se Shqipëria ka të gjitha të drejtat për të fituar.

Jo vetëm që humbëm 630 milionë euro, por Edi Rama mori edhe 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kujt i fliste ai?

Po 200 milionë euro të djegësave, me kë do i kalojë? Me Arben Ahmetaj që i kundërshtoi 5 herë dhe që lëshoi urdhër arresti për fatura hoteli që i mori nga familja Rama kryeshpifësi i medias.

I faktuar si shpifës, por i mbrojtur nga Dumani.

Çfarë detyre ka kryer ky? Po a shkojnë 800 milionë këto. Po tuneli i Llogarasë sa shkon? I faktuar 50 milionë euro vjedhje.

Po check up i vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi, që është gruaja e kushëririt të tij, sa shkon?

Pra, ku janë këto? Dhe dilte aty me papërgjegjshmërinë më të plotë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mesazhi i zgjedhjeve të lira në Kosovë është kushtrim për ne! Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar për procesin zgjedhor …