Gjekmarkaj-Peleshit: Po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin në prita! Po ju komandojnë nga poshtë e nga lart!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në Konferencën e Kryetarëve i ka kujtuar kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, se partia e tij po e nxjerr në pritë që të shkelë ligjet dhe më pas t’i zënë karrigen. Ai theksoi se, ky nuk ishte diversion, por keqardhje për Peleshin.

“Unë mendoj se secili është përgjegjës për veten dhe për retorikën që ndërton!

Ju na thoni: “Fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurmë…”

Por a është normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si duhet të sillen deputetët? Kjo është çështje e secilit. Mos u sillni me arrogancë si edukatorë!

Më bëri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit, ndërsa zonjat e PS-së, të cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan “aromën akustike” të metaforës së Taulant Ballës!

Gjithë kohës mbani dy standarde, dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje. Nuk e kuptoj këtë çmenduri të këtyre muajve njoftime, procesverbale, dhe pastaj ikni me vrap!

Meqë jeni lodhur, ju sugjeroj ta mbyllni këtë parlament deri në pranverë: pushoni, reflektoni kalon dimri, vjen pranvera, dhe pastaj shohim e bëjmë!

Më vjen keq për ju, zoti kryetar, sepse po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin në prita, po ju komandojnë nga poshtë e nga lart!

Thonë që për gjashtë muaj do t’ju zënë vendin! Nuk po bëj diversion, por po konstatoj derexhenë institucionale ku jemi katandisur”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Begaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit, ka kryer 7 shkelje të rënda!

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit të …