Berisha publikon shifrat tronditëse të barbarive serbe në Kosovë: Ju po mohoni gjenocidin në Kosovë, po shkelni mbi gjakun e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi në Kuvend shifrat tronditëse të barbarive serbe në Kosovë. Berisha iu drejtua deputetëve socilastë se, ju po mohoni gjenocidin në Kosovë, po shkelni mbi gjakun e tyre

Berisha: Gjatë periudhës 1998-1999,forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur të saj.
Kështu, u vranë rreth 1400 fëmijë.
Dhe po citoj:
Likoshan- 24 viktima civile.
Në Çirez-24 viktima civile.
Prekaz- 59 viktima civile. 55 të familjes Jashari.
Lybineç- 10 viktima civile.
Fortesë- 12 viktima civile.
Rrancë, Shtimje- 11 viktima civile.
Kleçkë- 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civilë.
Shalë e Bajgorës- 12 viktima civile.
Çyçavicë- 24 viktima civile. 6 të mbytur me çekan në kokë.
Gulboc- 14 viktima civile.
Abri e Epërme- 24 viktima civile të familjes Deliaj.
Lubeniç- 100 viktima civile, prej tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë deri në moshën 2 vjeçare.
Raçak- 43 viktima civile.
Ura e Rakovinës- 4 viktima civila.
Leshan- 29 viktima civile.
Vushtri- 9 viktima civile.
Mitrovicë- 6 viktima civile.
Podujevë- 4 të vrarë dhe 11 të plagosur, viktima civile.
Skënderaj- 29 viktima civile.
Kaçanik- 26 viktima civile.
Podujevë- 36 viktima civile.
Celinë- 82 viktima civile.
Goden- 28 viktima civile.
Ramdobravë- 8 viktima civile nga familja Pajaziti.
Krushë e Vogël- 113 viktima civile.
Krushë e Madhe- 241 viktima civile.
Suharekë- 28 viktima civile.
Suharekë- 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha.
Padalisht- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj.
Landovicë- 23 viktima civile.
Mamushë- 18 viktima civile.
Dardhishtë- 11 viktima civile nga familja Rama.
Gjakovë- 6 viktima civile nga familje Çerkezi.
Izbicë- 114 viktima civile.
Prishtinë- 21 viktima civile.
Podujevë- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Duriçi, Bogujevci, Lugaliu dhe Gashi.
Deçan- 46 civilë të vrarë dhe të zhdukur.
Dumnicë e Epërme-6 viktima civile nga granatimi.
Mitrovicë- 4 viktima civile.
Llashticë- 2 viktima civile, disa të djegur të gjallë.
Malishevë- 34 viktima civile.
Lybeniç- 69 viktima civile.
Gjakovë- 6 viktima civile, nëna me 5 fëmijë të moshës së mitur.
Rahovec- 31 viktima civile.
Karlan- 100 viktima civile.
Prishtinë- 7 viktima civile.
Popovë- Shumë viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm.
Kokaj- 6 viktima civile.
Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz.
Ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës.
Por ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten.
Këto shifrat që ua dhashë unë këtu janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhej ta adoptonim menjëherë.
Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare.
Kjo është jashtë çdo lloj koncepti.
Po si mund të transformoni gjakun tuaj ju në këtë mënyrë?
Po edhe ju keni në familjet tuaja njerëz që kanë luftuar, që kanë dashur dheun, që kanë rënë për atdheun.
Keni njerëz, jeni mëkuar me virtytet e tyre.
A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak?
Po pse e bëni këtë?
Sepse kreu juaj është një argat i Aleksandër Vuçiçit.
Po pse e bëni këtë?
Sepse kreu juaj është një shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit.
Po dhe çfarëdo etnie t’i përkisni, shqiptarë, grekë, arumunë, malazezë, çfarëdo që të jeni, ndaj gjenocidit duhet të qëndrojmë.
Ky është gjenocid.
Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid.
Para se me ardhë këtu po lexoja, vitin e kaluar e kam ngritur këtu gjenocidin serb të Pobregut në Kukës.
Gjenocidi serb i Kukësit është i stamposur në traktatet themelore të gjenocidit në botë.
Dhe një përfaqësuesi juaj shkruante aty, gafa e Berishës, flet për gjenocid në Lumë.
Çfarë ju shtyn ju të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare?
Pse keni ju këtë? Ku e gjeni ju forcën të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve.
Edhe serbë po të ishin, do ta votoja po ta kishin bërë shqiptarët.
Edhe maqedonas po të ishin, do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët.
Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe ai është jashtë çdo lloj koncepsioni.
Ju bëheni bashkëautorë në krim me Edi Ramën.
Ju bëheni bashkëautorë në krim monstruoz.
Kur unë u thashë vitin e kaluar për Pobregun, lexoni mor. Po të jeni shqiptarë, lexoni. Në Pobreg 410 burra, gra e fëmijë i vranë dhe i dogjën të gjallë për civilë.
Dhe traktatet kryesore të botës, gjenocidin e Lumës e quajnë një nga gjenocidet e para të luftës së parë botërore.
Kurse ju shpreheni jo sikur nuk jeni shqiptarë, por sikur jeni ultranacionalistë serbë, të verbër.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …