Rama argat i Vuçiçit, sapo erdhi në pushtet shpalosi projektin e Millosheviçit për ndarjen e Kosovës!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si argat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Berisha tha se, Edi Rama sapo erdhi në pushtet shpalosi projektin e Millosheviçit për ndarjen e Kosovës!

“Së pari, pse unë e konsideroj Edi Ramën argat të Vuçiçit.

Pse e konsideroj?

Sepse sapo erdhi në pushtet, Edi Rama filloi takimet e fshehta me Vuçiçin dhe shpalosi një projekt të Millosheviçit të viteve ’90, ndarja dhe ndryshimi i kufijve të Kosovës.

Këtu doli Taulant Bego Yaris dhe foli për çështje që nuk janë në rend dite. Këtu është për iPARD dhe ai foli për gjëra të tjera dhe më përmendi emrin.

Dhe unë po i përgjigjem. Kjo është gjëja më normale.

Së dyti, Edi Rama është i pari në historinë e Shqipërisë pas viteve ’90 që vendosi sanksione kundër Kosovës dhe qeverisë së saj në një akt të shëmtuar.

Së treti, Edi Rama mori nga Beogradi statutin e komunave të Kosovës vetëm për të fajësuar Albin Kurtin.

Së katërti, u përpoq me Batonët e tij që të rrëzonte qeverinë legjitime të Kosovës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …