Berisha: Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së! Ne jemi kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës po dëmtojnë rëndë imazhin e luftëtarëve të UÇK-së dhe vetë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij për media, Berisha u shpreh se, kryeministri është i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ndaj çdo qëndrim i tij në mbrojtje të ish-luftëtarëve të lirisë i ndihmon në mënyrë të kundërt.
“Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës.
…Jo, e kam theksuar, edhe kur më kanë thënë, jo u kam thënë.
Nuk kanë qenë protesta, kanë qenë konferenca për shtyp.
…Mbështetësit e mi nuk kanë protestuar.
…Njoftimet kanë qenë për protesta, por unë nuk i kam lejuar.
Shiko, gjykatat kanë absurditetet e tyre. Njësoj si të vësh një grup gazetarësh të protestosh para tyre. Por ato kanë një pavarësi, por ajo pavarësi nuk është meritë e pushteteve të tjera që t’i sulmojë.
Përndryshe nuk do ketë gjykata, nuk do ketë media.
Unë jam që të respektohen, pavarësisht se çfarë bëjnë.
E dyta, Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë.
E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon.
Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton.
Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qyetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë.
Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës.
Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor.
Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor.
Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë.
Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë.
Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është.
Edhe këtë e ka kundër tij.
Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. E thashë edhe në parlament, preferenca ime është LDK ta zëmë, por unë nuk ndërhyj kurrë as në fushatë, as në ato. Kjo është normale, është një vend tjetër ai”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …