Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh jashtë parlamentit se, Edi Rama kishte përgatitur një fjalim prej 1 orësh në tubimin që do të zhvillohet ditën e nesërme. Berisha tha se, lidhjet e tij me presidentin serb, Vuçiç, janë të rrezikshme për shqiptarët.
Berisha: “Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera.
Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë.
Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar.
Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.
Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi.
Lexova listën e rreshtuar nga parlamenti i Kosovës, i të gjitha masakrave që janë kryer në Kosovë tek civilët. Nuk bëhet fjalë këtu për luftëtarët e vrarë, anëtarët e UÇK-së, se ata janë palë lufte dhe kanë bërë luftën e tyre.
Por në këtë është në mënyrë persistente, është hera e dytë që Edi Rama urdhëron grupin e tij parlamentar, antishqiptar vetë ai, armik i shqiptarëve të Kosovës, që të mos votojnë. Por dënimi i gjenocidit është një detyrim për çdo njeri. Nuk ka lidhje.
Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër.
Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën.
Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës.
Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot.
Pyetje: Pse?
Sali Berisha: Jo të gjitha pse-të do ti bëj unë publike.
Pyetje: Jeni opozitë…
Sali Berisha: Jam opozitë, por unë çdo ditë bëj pse-të publike, por jo çdo pse.