CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shpallja e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut si organizata terroriste, i njëson si të tilla edhe degët shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar si të zhytur në korrupsion dhe përfituese nga tenderat publikë përmes aferave të fshehta.
Berisha kërkoi miratimin e ligjit për “blockchain”, si një mënyrë për të garantuar transparencë në përdorimin e fondeve publike dhe për të luftuar pastrimin e parave.
“Diella, më thoni ju mua, se unë e kuptoj se shumë nga ju do donit të kishit fytyrën e Diellës, por për fat të mirë është fytya e Anila Bishës, por Diella, të gjitha tenderat po ia jep qeverisë.
Shikoni prokurimet.
Diella është bërë marka e vjedhjes së qeveritarëve.
Doni ju transparencë, urdhëroni të votojmë ligjet për blockchain.
Por keni frikë nga regjistrimi ju, atë nuk e doni kurrë.
Ka një mekanizëm përë të bërë trransparencë për çdo qindarkë dhe kjo është blockchain. Jo një chatbot që zihen deputetët se kush do vendosë fytyrën e tij aty.
Çfarë është kjo? Një maskë për të fshehur para-larjen që bëni.
Pra, doni të vendosni transparencën. Urdhëroni të miratojmë ligjin për blockchain. Aty po, aty je i detyruar të regjistrosh çdo gjë.
Ata që e kanë bërë i kanë dhënë goditje shumë të fortë korrupsionit.
Por ju jeni të interesuar për korrupsionin.
Po çdo ditë lajmet e kronikat janë vetëm me vjedhjet.
Dhe të lutem zotëri, drejtues i asaj agjencie. Kursimet e zyrtarëve dhe qeveritarëve të ndahen nga ato të qytetarëve.
Të ketë dy regjistra. Kursimet e Diellës nga kursimet e mëkatarëve. Të paktën kjo mund t’u japë një siguri qytetarëve.
Bitcoin, çfarë bëjnë?
E kthejnë këtu në euro, kanë konvertuesit profesionistë, dhe një pjesë tjetër e depozitojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Financat shqiptare kanë për shtyllë pra dy shtylla të tmerrshme krimi.
Dhe ju e morët vesh se shpallja e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut si organizata terroriste, i njëson të tilla degët shqiptare.
Po, po, degët shqiptare në Europë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …