Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur sanksione ndaj qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e tij në Kuvend, Noka ka sjellë në vëmendje edhe deklararën skandaloze të Ramës, ku si askush tjetër, shqiptar apo i huaj, e quajti Veriun e Kosovës, si tokë të askujt.
“Cila është qasja e PD dhe aleatëve të saj për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe cila është qasja e narkosit për çështjen e Kosovës, ajo është botërisht e ditur. Askush deri më sot nuk ka guxuar nga qeveritë shqiptare, që ta vendosin nën sanksione qeverinë e Kosovës, përveç se narkosit.
Askush shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk e ka quajtur Veriun e Kosovës, si tokë të askujt, përveç se kreut të narkosit, askush nuk i ka futur thika pas shpine Kosovës, sa herë që ajo ka pasur nevojë për vllaun e madh Shqipërinë, përveç kreut të narkos dhe qeveria e tij. Askush nuk ka guxuar të ndërtojë marrëdhënie qoftë dhe bilaterale”, tha Noka.