Nga Beqir SINA
Më 2 tetor 2025, në Kopenhagen, kryeministri shqiptar Edi Rama hedh një “granatë” satirike: “Duhet të na urosh për paqen midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, që Trump e ndërmjetësoi me mund!”
Ilham Alievi shpërthen në të qeshura, Emmanuel Macron përgjigjet me një “Më fal” cinik dhe një goditje të lehtë në faqe.
Kjo tallje me lapsusin e Trumpit, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, bëhet virale, por dy javë më vonë, në Sharm El Sheikh, Trump i kthehet Macronit me një shtrëngim dore drithërues: “Pse më lëndove? E di tashmë.”
A është kjo hakmarrje për qeshjen e Kopenhagenit, apo një shenjë e një diplomacie që po kthehet në cirk diplonatik të rrezikshëm?
Batuta e Ramës, siç raporton Newsweek, shndërron një gabim gjeografik në një shigjetë ndaj ekzagjerimeve të Trumpit për “konflikte imagjinare.”
E thënë gjatë një samiti për sigurinë evropiane, ajo zbulon Ramën si një satirist që me humorin e tij kërkon të tërheq vëmëndjen e të mëdhenjëve – burrshtetasve, pra një ish-artist që pikturon politikën globale me ironi.
Në X, ai quhet “komediani i samiteve,” por shakaja e tij prek një nerv të ndjeshëm në Uashington.
Politico e sheh si një akt që e vendos Ramën si “zë evropian rebel,” por MSNBC paralajmëron se tallja mund të ketë kosto për Shqipërinë, një aleate e SHBA-së.
Mbasi, kjo nuk është hera e parë: në 2016, Rama i tha Richard Quest në CNN se “Trump është rrezik për Amerikën, botën dhe Shqipërinë,” ndërsa, gjatë Brexit-it, ai e quajti Britaninë “një cirk që braktis BE-në me një shfaqje kaotike.”
Këto sarkazma e bëjnë Ramën një “bad boy” të diplomacisë, por a po luan me zjarrin? Edi Rama
Rama, një ish-artist i njohur për teatralitet, e portretizon Trumpin si një “ndërmjetësues” të paqes në luftëra që nuk ekzistojnë, duke fituar pikë virale në X, ku postimet e quajnë “komedianin e samiteve.”
Por ironia e hollë ka një teh të dyfishtë: ndërsa Alievi qesh, shaka prek një nerv të ndjeshëm në Uashington, ku mediat si MSNBC e shohin si kritikë ndaj ekzagjerimeve të Trumpit.
A krijon kjo batutë një skandal të vogël, duke rrezikuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri (ku Rama ka pasur lidhje të ngushta me Uashingtonin, ne saje te lidhjeve te ngushta te Alexander Soros me ish sekretarin e shtetit Anthony Blinken, kjo mbetet të shikohet …..?
Në Sharm El Sheikh, më 13 tetor, tensioni shpërthen. Sipas Nicola Hickling për Daily Mail, Trump shtrëngon dorën e Macronit si në një duel, duke pyetur: “A je i sigurt?” dhe “Pse më lëndove?”
Macron, i zënë në grackë, përgjigjet: “Ah, hajde tani?”
Express.co.uk citon një paralajmërim: “Do të shohësh çfarë do të ndodhë.” Postimet në X spekulojnë se Shtëpia e Bardhë e pa batutën e Ramës si një provokim personal, me Macronin si “bashkëfajtor” të qeshjes.
A rrezikon kjo marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, sidomos pas lidhjeve të diskutueshme të Ramës me figura si McGonigal?
Kjo farsë e zezë kërcënon paqen reale, si armëpushimin e brishtë në Gazë. Satira e Ramës, një “pikturë” e shpejtë e egove globale, mund të forcojë imazhin e tij si rebel evropian, por në Shtëpinë e Bardhë, kritikat për stilin e tij “showman” mund të rriten dhe nuk mund “t’ja falin” kësaj radhe Edi Ramës, talljen me Presidentin Trump.
Pyetja është se : Nëse samitet e ardhshme për Ukrainën bien në kaos për shkak të egove, a do të qeshim akoma, apo do të përballemi me një skandal që do të tronditë besimin global? Rama mund të ketë fituar skenën, ne samitin e Kopenhagen por a do të paguajë çmimin për këtë shaka të guximshme? që vë në tallje Presidentin e SHBA, Donsld Trump.
Qeshja që sfidoi Trumpin: Si satira e Ramës ndez një farsë diplomatike
Nga Beqir Sina
Më 2 tetor 2025, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, kryeministri shqiptar Edi Rama hedh një shigjetë satirike: “Duhet të na urosh për paqen midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, që Trump e ndërmjetësoi me mund!” tha Edi Rama, në një ndërhyrje té çuditshme në mes té bisedës mes presidentit Ilham Alievi dhe presidentit Emmanuel Macron.
Ilham Alievi, shpërthen në të qeshura, ndërsa, Emmanuel Macroni i përgjigjet me një “Më fal” cinik, dhe një goditje të lehtë në faqe. Kjo tallje me lapsusin e Donald Trumpit, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë gjatë pretendimeve për një “marrëveshje paqeje” në gusht 2025, ndezi mediat globale.
Por dy javë më vonë, në Sharm El Sheikh, Trumpi shtrëngon dorën e Macronit, si në një duel, duke murmuritur: “Pse më lëndove? E di tashmë.”
A është kjo një hakmarrje për batutën e Ramës, apo dëshmi se diplomacia po rrëshqet në një cirk të rrezikshëm?
Batuta e Ramës, siç raporton Newsweek, shndërron një gabim gjeografik në një kritikë therëse ndaj ekzagjerimeve të Trumpit për “konflikte imagjinare.” E thënë gjatë diskutimeve për sigurinë evropiane, ajo nxjerr në pah Ramën si një satirist të “salloneve” diplomtatike.
Kryeministri Edi Rana një ish-artist me prirje teatrale, ai pikturon politikën globale me ironi, duke portretizuar Trumpin si një “ndërmjetësues” të paqes në luftëra që nuk ekzistojnë.
Tashmë, në X, postimet e quajnë “komedianin e samiteve,” por shakaja prek një nerv të ndjeshëm në Uashington. Politico e vlerëson si një akt që e vendos Ramën si “zë evropian rebel,” ndërsa MSNBC paralajmëron se tallja mund të ketë kosto për Shqipërinë, një aleate të SHBA-së.
Madje, kjo nuk është hera e parë: në 2016, Rama i tha Richard Quest në CNN se “Trump është rrezik për Amerikën, botën dhe Shqipërinë.”
Ndërsa, gjatë Brexit-it, ai e quajti Britaninë “një cirk kaotik që braktis BE-në me një shfaqje qesharake.” Këto sarkazma e bëjnë Ramën një “bad boy” të diplomacisë, por a po luan me zjarrin? kryeministri i Shqipërisë
Tensioni kulmon në Sharm El Sheikh më 13 tetor, gjatë nënshkrimit të armëpushimit për Gazën. Sipas Nicola Hickling për Daily Mail, Trumpi, pyet Macronin: “A je i sigurt?” dhe “Pse më lëndove?” ndërsa e shtrëngon fort. Macron, në siklet, përgjigjet: “Ah, hajde tani?”
Express.co.uk citon një paralajmërim të Macronit: “Do të shohësh çfarë do të ndodhë.”
Postimet në X spekulojnë se Shtëpia e Bardhë, e pa batutën e Ramës, si një provokim personal, me Macronin si “bashkëfajtor” të qeshjes. A rrezikon kjo marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, sidomos pas lidhjeve të diskutueshme të Ramës me figura si McGonigal? Në kontekstin e armëpushimit të brishtë në Gazë, kjo farsë kërcënon paqen reale.
Rama, një ish-piktor i njohur për teatralitet, (aktrimin diplomatik e e ka “preformuar”disa her në takimet me Gorgia Melonin e Italisë), e portretizon Trumpin, si një “ndërmjetësues” të paqes në luftëra që nuk ekzistojnë, duke fituar pikë virale në X, ku postimet e quajnë “komedianin e samiteve.”
Historia e tij si artist e bën batutën e Ramës, një vepër të hollë ironie, por çmimi mund të jetë i lartë.
Nëse samitet e ardhshme për Ukrainën bien në kaos për shkak të egove, a do të qeshim akoma? Rama mund të ketë vjedhur skenën, por kjo shaka e guximshme mund të tronditë besimin global në diplomaci, duke e lënë Shqipërinë të paguajë faturën.
Rama , në mos me Trumpin, por me ndonjë lider tjetër, përsëri do të bëjë “komedianin” diplomatik, për të tërhequr vëmendjen…