Shteti ka falimentuar, bilanci dramatik/ 1.7 miliardë euro borxhe kompanitë e sektorit energjitik

Ola XAMA
Pjesa më e madhe e kompanive publike rezultojnë me humbje dhe shumica e tyre janë të zhytura në borxhe.
Kronos në MCN TV ka analizuar bilancet e ndërmarrjeve shtetërore më të rëndësishme, nga ku del se thuajse të gjitha paraqesin vështirësi financiare, përfshirë dhe ato që dikur kanë qënë të shëndetshme.
Kompanitë e sektorit energjitik vijojnë të zhytura në borxhe të ndërsjella që kapin vlerën 1.7 miliard euro, kreditë për disa prej tyre po paguhen nga buxheti i shtetit dhe vitet e fundit qeveria ka injektuar para në këto ndërmarrje.
Situata është e ngjashme dhe në ndërmarrjet e ujësjellësit, disa prej të cilave dhe pse u reformuan kanë vështirësi të paguajnë faturat korrente.
Edhe sektori i naftës dhe transportit është njësoj. Miratohen plane ekonomike të cilat që në fillim të vitit destinojnë që kompanitë të dalin me humbje. Emërimet politike, abuzimet me fondet publike dhe mungesa e transparencës ka zhytur në humbje këto kompani.
Në kontrast të kësaj tabloje qeveria ka shpallur nisma për të themeluar kompani në çdo sektor: bankë me kapital shtetëror, Korporatën e Investimeve në fushën e zhvillimit të pasurive të patundshme, agjenci kombëtare për mirëmbajtjen e rrugëve, kompani për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërmarrje publike në fushën e importit dhe shpërndarjes së karburanteve…
Një pjesë e mirë e këtyre firmave kanë funksione dubluese me agjencitë publike. Rast ilustrues është ai i një kompanie në pronësi të Bashkisë Tiranë, e cila ka drejtor të përgjithshëm, drejtor finance, drejtor burimesh njerëzore dhe një bord, të cilët komandojnë dy punonjës.
Ndërmarrjet publike janë kthyer në agjenci punësimi për qëllime elektorale. Nga kryqëzimi i të dhënave të listës së pagave që rrodhi në vitin 2021 me atë të patronazhistëve, rezulton se afro 70% e të punësuarëve në këto kompani votojnë Partinë Socialiste.

About Krye Redaktor

Check Also

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3,000 lekë

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, …