Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Demokratët kërkojnë barazi mes pozitës dhe opozitës.

Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.

I njëjti parim kërkohet sipas demokratëve të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama në vend që të ndërmerrte një fushatë të fuqishme diplomatike kundër raportit të Dick Martit, shkoi dhe shau në KE

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se, në vend të një fushate …