Berisha: Gazetarit të RAI3 që i telefonoi Edi Rama i hedhin në erë makinën me eksploziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si është hedhur në erë me eksploziv makina e gazetarit të mirënjohur Investigativ të RAI3, Sigfrido Ranucci.

Berisha shkruan se, ky është gazetari që i telefonoi Edi Rama për emisionin “Report” të RAI në të cilin me fakte provohej lidhja e Ramaduros me krimin dhe klanet e drogës,

Postimi

Gazetarit të mirënjohur Investigativ Ranucci i hedhin në erë makinën me eksploziv.

Miq, ky është gazetari që i telefonoi Edi Rama për emisionin “Report” të RAI në të cilin me fakte provohej lidhja e Ramaduros me krimin dhe klanet e drogës. Në këtë telefonatë kërcënuese të Ramës gazetari i tha Ramës se vetëm Lavrovi i ka telefonuar për një rast si i Ramës.

Duke dënuat me forcë aktin kriminal ndaj Z.Ranucci bëj thirrje për një hetim të këtij akti jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri mbasi Ramaduro është një hakmarrps primitiv dhe i lidhur kok e xhep me mafien shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …