A përfaqëson opozitën ky Avokat Populli që kërkon gjininë e tretë dhe politika anti-familje?

Avokati i Popullit që përfaqësohet nga Erinda Ballanca ka kërkuar sot përmes një deklarate publike që Parlamenti të miratojë ligjin e qeverisë për “Barazinë gjinore” ku kërkohet të pranohet gjinia e tretë dhe politkat anti-familje në emër të të drejtave të njeriut.

Pyetja është a përfaqëson opozitën ky Avokat Populli dhe cfarë kriteresh ka opozita kur propozon njerëz të tillë që kthehen në armë të regjimit?

A mban kush përgjegjësi për këto emërime?

Reagimi i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit ka ndjekur me vëmendje debatin publik të ditëve të fundit lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”, nismë ligjore e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Prej vitesh, Avokati i Popullit ka përcjellë rekomandime të njëjta me ato të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe të grupit të ekspertëve GREVIO, duke theksuar nevojën për përmirësimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore, me synim harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me standardet ndërkombëtare.
Avokati i Popullit dëshiron të nënvizojë se barazia gjinore nuk është një kauzë ideologjike apo politike, por një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga konventat ndërkombëtare që vendi ka ratifikuar, si dhe nga detyrimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian, i cili kërkon përputhje të plotë me acquis communautaire në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Në këtë kuadër, Avokati i Popullit mbështet nismën ligjore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke vlerësuar faktin se projektligji është përgatitur përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimesh.

Ndërkohë, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për mënyrën si është zhvilluar debati dhe procesi përfundimtar i këtij ligji, që mund të sjellë zbehjen e garancive për barazinë gjinore apo devijimin nga parimet fillestare mbi të cilat është ndërtuar nisma.
Çdo riformulim që kufizon përkufizimet, mekanizmat ose detyrimet institucionale për garantimin e barazisë, përbën një hap pas në raport me standardet ndërkombëtare që Shqipëria është zotuar t’i respektojë.

Përparimi në fushën e barazisë gjinore është një nga kriteret themelore të respektimit të të drejtave të njeriut dhe një tregues kyç në procesin e integrimit evropian.
Avokati i Popullit mbetet i angazhuar të kontribuojë me ekspertizë dhe vëzhgim të vazhdueshëm në çdo proces që lidhet me përmirësimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut në vend.

About Krye Redaktor

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …