Lufta duhet të ndalet menjëherë/ Trump i thotë jo Zelensyt për raketat “Tomahawk” kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dështoi të siguronte raketat Tomahawk për sulmet ndaj Rusisë nga një takim me Donald Trump, me presidentin amerikan që më vonë u bëri thirrje të dyja palëve të ndërpresin luftimet dhe të pranojnë linjat aktuale të betejës.

Zelensky kishte udhëtuar për në Uashington me shpresën për të marrë raketat lundruese me rreze të gjatë veprimi, të cilat ai beson se mund t’i japin një goditje vendimtare ekonomisë së luftës së Kremlinit duke mundësuar sulme të synuara ndaj objekteve të naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë.

Orë më vonë, Trump bëri një thirrje publike për Kievin dhe Moskën që të “ndalojnë luftën menjëherë”.

“Të dyja palët duhet të shkojnë në shtëpi, të shkojnë te familjet e tyre, të ndalojnë vrasjet. Dhe kjo duhet të jetë e gjitha”, tha Trump duke thënë se ia kishte komunikuar këtë ndjenjë si Zelenskyt ashtu edhe presidentit rus Vladimir Putin.

Ndryshe, takimi erdhi një ditë pasi Trump foli në telefon me Putinin dhe ranë dakord të takohen së shpejti në Hungari.

Pse Ukraina po kërkon raketa Tomahawk?

Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi dukshëm më të gjatë se çdo raketë tjetër në arsenalin aktual të Ukrainës. Edhe pse Trump i ka zbutur diskutimet në lidhje me dorëzimin e tyre, ai nuk e ka përjashtuar përfundimisht atë.

Përpara takimit të së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky duket se sugjeroi një shkëmbim të dronëve ukrainas me Tomahawk amerikanë. “Ukraina ka mijëra dronë të prodhuar nga ne, por ne nuk kemi Tomahawk”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Pagesat prej miliona euro/ Fox News zbulon skemën si Soros po paguan protestat kundër Trump

Fondacioni i miliarderit George Soros po financon protestat mbarëkombëtare të quajtura “No Kings”, ku pritet …