Deklaratë e sekretares së PD Vlorë, Eralba Kreshpa
Jam sot në emër të Partisë Demokratike Vlorë për t’i kthyer përgjigje deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Klevis Kaso:
Pasi shkeli mbi idealet e prindërve dhe të afërmve të tij, ti, Klevis Kastriot Kaso, i dëshpëruar dhe i trishtuar që përfundove thjesht një shef kuadri — për të futur ndonjë në punë, ndonjë lulishtar apo sanitar — sot merr përsipër të propagandosh në media dhe të thuash se, PD është humbur dhe nuk i fiton zgjedhjet.
I humbur je ti, që ke ngatërruar rrugën në të cilën po ecën!
— Nuk ke faj, e meriton!
Sot duhej të ishe në Parlament, sipas renditjes së votave, por usta Ram të sistemoi;
atyre të pushkës u dha ofiqe e grada, ndërsa për ty tha: “Boll, deri këtu!” dhe të sistemoi në atë godinë, atje në themelet e Partisë së Punës, në themelet e Rilindjes, sa për të dalë në media e për të thënë që në Vlorë s’ka Parti Demokratike, s’ka struktura, s’ka komisionerë.
Të të themi mjeran, e ke pak!
Të kishe gjallë të parët e tu, do të të bënin lanet, sepse ata e dinë mirë dhe e kanë provuar kush janë komunistët, të cilëve sot ti u shërben me etjen më të madhe për karrierë e grada.
Nëse do të dish për PD-në Vlorë, më mirë pyet babain tënd, se ai e ka themeluar dhe e ka ngritur në orë e në ditë të vështira, me atë urtësinë dhe përkushtimin e tij.
Në vend që të ulësh kokën përballë bërrylave të Rilindjes, të mbetet kohë të merresh me opozitën.
Në emër të të gjithë anëtarëve — dhe nuk jemi pak — po ta themi publikisht:
përballë jush që keni 13 vite në pushtet, e një bashki që e mbani që nga viti 1998, të mbushur me trafikantë, korrupsion dhe patronazhistë.
Kush të ka thënë ty se ne nuk kemi komisionerë e vëzhgues, se nuk kemi anëtarë në ZAZ? (Si duket, nuk ke haber nga kjo punë.)
425 komisionerët në qendrat e votimit mos vallë na i dhe ti borxh?
Zotrote, për të mbushur fotot e fushatës tënde, more kushërinjtë e tu — edhe pse ata mbajnë mbi shpatulla vitet e Spaçit, Burrelit dhe të internimeve pafund — e prapë nuk ja dole!
Kush do ta linte radhën?
Gjiknuri, Vullneti, Bruna, Çakërrajt apo Arditi?
Jo, or jo! Ke humbur busullën, ti!
Rama e Çuçi erdhën, i sistemuan ata që deshën: deputetë, prefektë…
Ndërsa për ty dhe për bijën e Sulajve me gjysh të pushkatuar, thanë: “Ngrohuni në diell, s’kemi ku t’i çojmë tanët.”
Sot, nëpërmjet kësaj deklarate, ne 3000 anëtarët e PD Vlorë të drejtohemi:
Mundohu të kapësh ç’të kapësh dhe zgjidh e merr:
Ose vazhdo t’i rrish Ramës në këmbë dhe t’i puthësh dorën,
ose përfundo andej nga e nise — shitës tapetash!