Banditi me togë prokurori…

Adriana KALAJA

Të gjithë jemi njohur dje, me një rast të paprecedent e në kufinjtë e absurdit, lidhur me ndalimin e Avokatit Uljan Beqiri, për shkak se ky i fundit, ka konstatuar që prokurori bandit Gjergji Ceka, kishte falsifikuar provat, me të vetmin qëllim që klienti i avokatit, edhe për shkak të statistikave por edhe për urrejtjen e brendshme ndaj avokatëve, tashmë të shpërfaqur pa ndrojë, të vijonte të qëndronte në masën “arrest në burg”.
Për të mos mbetur në kufinjtë e hamendësimit, sot nëpërmjet një video, dëgjuam sesa korrekte ishte reagimi i avokatit dhe sesa jo etike dhe në shpërdorim detyre ishte sjellja e prokurorit dhe aq më shumë e gjyqtares, që i kanë dhënë të drejtën vetes, me kompetencat që kanë, se mund të shkelin me kembë integritetin dhe dinjitetin e avokatit e pse jo, edhe të personit nën hetim apo të pandehur, përveç, bandave dhe grupeve kriminale, që i shërbejnë verbërisht.
Sot nuk dua të merem me rastin e Av. Bajramit, pasi në pritje dhe të vendimarjes së Dhomës Kombëtare të Avokatisë, do kemi kohë të meremi në vijim, do Ju sjell një rast po kaq skandaloz dhe në kufinjtë e të paimagjinueshmes.
Për ironi të fatit, është i njëjti prokuror bandit, i cili, njësoj si kriminelët shënjestrojnë viktimën e rradhës, ky këtë e bën pa patur asnjë respekt ndaj detyrës dhe frikë nga ligji, e mbi të gjitha duke u paguar nga taksat e viktimave të proceseve arbitrare, në falsifikim të provave dhe në perversitetin makabër ndaj viktimës së rradhës.
Banditi Gjergj Ceka, duke manipuluar provat që ka depozituar në gjykatë, prej 15 shtatorit, mban në arrest shtëpie, dy bashkëshortë P.S dhe M.S, të moshuar dhe invalidë, pasi i mbajti 3 ditë ne paraburgim, për vepra penale që ligji nuk parashikon fare masa sigurimi personal.
Ndërkohë, që ky bandit pretendon se e moshuara paska “rrahur” 4 policë, me shkop druri nëse e ka bërë “i lumtë dora”, kur 4 policë i rreh një e moshuar invalide), dhe pasi policët i kanë marë shkopin dhe e kanë sekustruar si “provë materiale”, e moshuara invalide i paska qëlluar me kapele kashte, thua se kishte në kokë një skafandër.
Ndërkohë që vetë pranohet se policët e “dhunuar” nuk kanë shenja dhune dhe se nuk ka raport mjeko ligjor, sërish banditi paraqet “rrezikshmërinë” e madhe të dy të moshuarve invalidë dke kërkon masë shtrëguese “arrest në shtëpi”, masë e cila është pranuar nga gjykata, referuar provave të manipuluara nga banditi prokuror.
Absurdi vijon në përmasa groteske, kur sheh se policia bën ndalimin, policia bën kallëzimin dhe po vetë policia bën hetimin!!!, kjo në shkelje flagrante të dispozitave ligjore në fuqi.
Bandat që lëvizin lirshëm e bëjnë ligjin në Elbasan, nuk i sheh ky bandit prokuror, por sheh dy të moshuar, invalidë, se paskan “zënë rrugën”, në fshatin Skëndërbegas të Gramshit, kur pronën e kanë me çertifikatë pronësie,
Në çdo rrethanë, ligji është edhe moral, ndaj respektimi i tij duhet bërë duke mbajtur në konsideratë atë që është njerëzore.
Nëse këtë veprim të pamoralshëm, do t’ja kishte bërë dikush tjetër, prindërve të këtij prokurori bandit, a do pyeste prokurorin e çështjes ky se:
1. Si mund të jetojnë dy të moshuar invalidë vetëm në arrest shtëpie (edhe djali i sëmurë është jadhtë për kurim), kur atyre nuk i lejohet komunikimi përveç atyre që jetojnë me ta?
2. Si mund të kërkohet një masë ndalimi, kur është shfuqizuar që në vitin 2017?
3. Si do e blejnë bukën, ujin, ushqimet bazë etj., apo si do i bëjnë pagesat për energjinë elektrike dhe ujin dy të moshuar invalidë kur janë të izoluar?
4. Si do i blejnë ilaçet, meqenëse të dy janë invalidë?
5. Si do mund të shkojnë për vizitë shëndetësore, përsa kohë janë invalidë?
Për të mos u mjaftuar me kaq, prej 10 ditësh, prokurori bandit që nuk ka as integritet profesional dhe as integritet njerëzor, refuzon të miratojë lejen e kërkuar nga unë për të marë ilacet dhe për të noterizuar provat që do na duhen për të ndryshuar masën në Apel, ndryshim në fakt që e ka nxjerrë jashtë kontrollit këtë bandit, pasi po i prishen planet e atyre që i japin urdhër, mbase dhe e paguajnë për të vepruar në këtë mënyrë. .
Për të mos folur pastaj që dërgon policë çdo 3-4 ditë për kontroll, se në fshatin Skëndërbegas në Gramsh, na qenkërkish një “grup kriminal i rrezikshëm” me dy të moshuar invalidë.
Për të gjitha këto sa paraqita më sipër (koençidencë e madhe në fakt), të premten kam depozituar ankim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillini e Lartë të Prokutorisë për veprimet abuzive dhe në shpërdorim të detyrës, dhe po kështu, këto ditë, do depozitoj edhe kallëzim penal ndaj këtij prokurori bandit.
Me këtë rast, i bëj thirrje gjyqtarit të çështjes, Elis Dine, që në respekt të detyrës dhe integritetit të tij profesional, të rishikojë këtë dosje dhe të referojë kallëzim penal ndaj këtij prokurori bandit, që persekuton njerëz të pafajshëm, me prova të manipuluara.
Për ta mbyllur,
Këto janë pasojat e Reformës Sorosiste të PaDrejtësisë, dhe se kjo reformë ka çuar gjykatën në atë që:
– Afërmendsh të vendosë ashtu siç e kërkon prokurori.
Mbi të gjitha, në çdo rast, ka thyer besimin e publikut në Sistemin Gjyqësor.
Ndaj, sot me bindje të plotë them se Gjyqtarin Astrit Kalaja së pari e vranë kolegët e tij me padrejtësinë ekstreme të tyre.
PS: Shpërndajeni sa më shumë këtë status, së pari ti shkojë informacioni gjyqtarit Elis Dine dhe e dyta, me gjithë dëshirën perverse që mund të ketë prokurori bandit, nuk mund të arrestojë gjithë avokatët e Shqipërisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …