Arrestimi i dhunshëm i Metës/ Berisha: Altin Dumani është bashkëfajtor! Pse nuk hapi proces penal për shkelje ligji?

I pyetur nga gazetarët për arrestimin e dhunshëm të ish-presidentit Ilir Meta, kreu i PD, Berisha tha se, Altin Dumani është bashkëfajtor, pse nuk hapi proces penal për shkelje ligji?

Komenti im është ky.

Sa herë, po të ketë prokurorë të vërtetë, prokurori hap procesin penal kundër atij që shkel ligjin.

Ky lan duart si Ponc Pilati se është absolutisht vepër e rakorduar me SPAK-un, BKH-në dhe Policinë e Shtetit me urdhër të Edi Ramës.

Ky, vetëm sa faktoi që nuk është një prokuror.

Se në qoftë se ndodh… se procesi ishte i tij, nuk ishte i ndonjë prokurorie tjetër.

Dhe në rast se një person, me proces në SPAK, shikoni se çfarë burri është.

Ky dëshmoi se është komplicit edhe në këtë akt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …