Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si një çështje korrupsioni madhor.
Lideri i opozites ngriti dyshime të forta për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe lidhjet e tyre familjare në këtë projekt, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.
Berisha tha se, Arbër Abazi është dhëndër i Lubi Ballukut
“Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.
A ka këtu interesa të agjenturës së huaj?
A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut?
Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë.
Unë e kuptoj…
Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj. Do i marrim vesh.
Kjo është një çështje që…
Se 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme. Por do merret vesh në vazhdim”, tha Berisha.
Gazeta RD