Afera e aeroportit të Vlorës është njëlloj si djegësi i Tiranës! Shkatërrimi i lagunës së Nartës është krimi më i rëndë mjedisor

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, afera e aeroportit të Vlorës është njëlloj si djegësi i Tiranës! Në deklartën për shtyp, Berisha tha se, shkatërrimi i lagunës së Nartës është krimi më i rëndë mjedisor.
Ai theksoi se, projekti nuk është një investim strategjik, por një aferë korruptive që rrezikon të zhdukë një pasuri natyrore me rëndësi ndërkombëtare, e cila është pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura të BE-së dhe habitat i mbi 200 llojeve të shpendëve të rrallë.
“Por këto janë njëri aspekt.
Aspekti më dramatik i këtij aeroporti është shkatërrimi i lagunës së Nartës.
Shkatërrimi i lagunës së Nartës është akt krimi më i rëndë mjedisor në Shqipëri, në Ballkan dhe nuk mund të krahasohet as me krimet monstruoze që janë kryer në Bashkimin Sovjetik duke zbrazur liqeje dhe mbyllu liqeje.
Nuk prishet habitati shekullor i vendosur. Përbën një krim të shëmtuar.
Unë u them ju, kur ndërtuam rrugën Levan-Vlorë me hua të marrë nga Banka Europiane, u detyruam ta ndryshojmë projektin me një kosto shtesë jo të vogël, vetëm për t’iu larguar zonës së habitatit.
Dhe ky shkoi e ndërtoi aeroportin aty.
I ka dhënë edhe nja 100 hektarë aty përreth se do të ndërtojë vetë aty tani me klanet e tij mafioze.
Pra, nuk merrem me çështje që kanë midis ortakëve, unë merrem me atë që jam marrë tre vite me radhë.
Tre vite me radhë kam ngritur që është e paimagjinueshme që të paguajmë udhëtarët e munguar.
Këtu nuk ka shtretër. Shkoni dhe bëni një hetim, filloni nga Uji i Ftohtë dhe gjer në Ksamil dhe pyesni pronarët sa pushues të huaj kishin.
Po pse mungesa e aeroportit i pengoi? Jo mo jo, ja ku është Tirana, ja ku është Korfuzi, ajo është një zonë e aksesueshme.
Por ajo nuk përmbush kushtet për turizmin e huaj.
Në qoftë se veriu ka pasur 80 përqind turistë të huaj, jugu nuk ka pasur as 10-15 pëërqind të huaj.
Veriu i ka pasur sepse ka atë treking, ata që vijnë me çanta në krah, që flenë në çadrat e tyre, por ka pasur.
E vërteta është se Thethi dhe Valbona kanë pasur të huaj në tërësinë e tyre.
Jugu shumë më pak. Tirana ka.
Jugu ka mungesa shumë të mëdha infrastrukturore dhe kjo është arsyeja.
Ka bukuri mahnitëse.
Mënyra se si e kanë trajtuar këta jugun është barbare.
Imagjinoni të vijë ai me 300 apo 500 euro shtratin kur nuk ka ujë për t’u larë.
Kur nuk shkon dot nga Dhërmiu në Himarë për të vizituar kështjellën se nuk ka transport.
I izoluar si të ishte një fshat i vetëm për shkak të mungesës së transportit.
E kanë zhvilluar vetëm si ta vjedhin.
Tuneli i Llogarasë, 220 milionë për të shkurtuar gjithsej 12-13 minuta.
Nuk ka njeri në botë që bën një shpenzim të tillë përveç hajdutëve Rama-Lubi.
Dhe u pret një pamje përrallore që të jep Qafa e Llogarasë.
I do ti ata 200 milionë? Jepu përgjigje ujërave të bardha dhe të zeza në të gjithë bregun.
Aty është tmerr. Shkoni në Himarë, shkoni kudo, i derdhin të gjitha në det.
Pra, janë të gjitha aferat korruptive.
Ky është njëlloj si djegësi i Tiranës. Del një djegës tani.
Por nuk harrohet as djegësi, as ky.
I mbyll Altin Troplini, por nuk i mbyll kurrë drejtësia ato”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …