Berisha: Irena Gjoka duhej të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Irena Gjoka duhej të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit! Ai theksoi se, për rastin e saj s’vlen parashkrimi.

Në deklaratën për median, pas paraqitjes në SPAK, Berisha tha se, prokurorët e Posaçëm kërkojnë me çdo kusht që veprën penale të saj ta parashkrojnë, me qëllim që të mos e ndjekin penalisht.

“Pesë.

Për sa i përket mosdeklarimit të vendimit penal dhe dy ekspulseve në formularin e dekriminalizimit, kjo është çështje më vete e cila sjell dy pasoja.

E para është ndjekja penale kundrejt Irena Gjokës. Mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit është një vepër penale për të cilën ajo duhet të ishte në burg.

Këta duan të thonë se vepra është parashkruar dhe Irena e tyre me 5 mbiemra, e cila u ka ngrohur xhepat mirë e mirë, nuk mund të ndiqet penalisht.

Kjo në fak është e pavërtetë sepse Irena ka marrë detyra të reja pas krijimit të Gjykatës Speciale, si psh ajo e kryetares së gjykatës, për të cilat kërkohet të plotësojë përsëri formularin e dekriminalizimit.

Ajo ka kaluar procesin e vetingut pas caktimit si kryetare gjykate. Edhe aty me siguri i është kërkuar të bëjë deklarime për fakte të tilla dhe ajo nuk i ka bërë.

Kështu që të gjitha paratë që i kanë marrë Irenës, apo urdhrat e Edi Ramës që kanë zbatuar hidhen në kosh të plehrave dhe dëshmojnë Altin Troplinin, Uluzi Faqeziun dhe KLGJ-në thjesht si skllevër të ryshfeteve apo urdhrave politikë.

Për më tepër, Irena ka ekspozuar veprimet e saj aktive për të mbuluar ekzistencën e vendimit penal në Greqi, të ekspulseve dhe mosdeklarimin e tyre në formularin e dekriminalizimit.

Ju kujtohej se pak kohë më parë ajo i deklaroi BIRN, se nuk kishte vendim penal dhe as ekspuls, ndërkohë që kishte lëshuar prokurorë me firmën e saj dhe kishte angazhuar avokat për të kundërshtuar këto procedura, gjë që është evidente edhe nga drejtësia greke.

Pra, jo vetëm ka bërë veprime aktive për mbulimin e veprës penale, pra e ka vazhduar atë. Pra, jemi para krimit vazhdues në terminologjinë juridike sepse ajo çdo ditë fsheh dënimet, dëbimet dhe veprat penale të saj.

E dyta, mosdeklarimi e vendimit penal në formularin e dekriminalizimit sjell përsëri përfundim të mandatit që në momentin kur është kryer shkelja. Kjo është një procedurë administrative, pra jo penale, për të cilat nuk vlen asnjë afat parashkrimi i kodit penal.

Nuk ka nevojë për veprim verifikues kaq kompleks. Mjafton mosplotësimi i një rubrike të formularit për ta larguar nga pozicion i gjyqtarit.

Gjashtë.

Pra, pavarësisht përpjekjeve të turpshme të KLGJ-së, Altin Troplinit, Prokurorisë së Përgjithshme për të mbajtur në detyrë një njeri që nuk mund të jetë gjykatëse sipas Kushtetutës, sipas ligjit.

Një njeri që sipas tre ligjeve të miratuara nga kjo mazhorancë duhet të jetë në burg, ajo është e pambrojtshme dhe tashmë e vërteta ka dalë në dritën e diellit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …