Berisha: Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, janë dy herë kriminelë!

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të gjyqtarëve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, sikurse dhe prokurorëve të SPAK, të cilët sipas tij, përdorin mantelin e gjykatësit e të prokurorit në mbrojtje dhe fshehjes së krimeve të tyre.

Berisha tha se, Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, këta janë dy herë kriminelë!

“Ti duhet dish një gjë, nëse unë u jap fakte këtu, unë jap fakte dhe ti si gazetare, mendoj unë, duhet të përkulesh para fakteve, para ligjeve. Nuk bëj asnjë sulm, asnjë deklaratë në mënyrë absolute, pa fakte dhe ligje. Por kur unë demaskoj këtu si bashkëpunëtor në krim ata që; fshehin krimet; ata që shkelmojnë ligje, ata që shkelmojnë kushtetutën, unë mbroj interesat e çdo qytetari shqiptar, demokrat, socialist, pa parti, çfarëdo që të jetë ai, edhe tuajat përfshirë, edhe interesat tuaja përfshirë, sepse interesi i tyre është një ligj, funksionimi i ligjit dhe i Kushtetutës.

Pra këto mënyre avokatie për delinkuentë dhe shkelës ligji, janë të gabuara.

Unë po mbroj sistemin e drejtësisë nga delinkuentë, nga kriminelë që shkelmojnë Kushtetutën për interesa të tyre.

Besoj se këtu fola që të gjitha institucione që jemi drejtuar. Ato që numërova unë, janë që të gjitha institucione që jam drejtuar. Por ato institucione, ose Irena me 5 mbiemra i ka blerë me 500 mijëshe euro, nuk kam fakte se do ti sillja këtu, ose Edi Rama i urdhëron si skllevër që i ka të kapur peng, për pasuritë e paligjshme që kanë nga Troplini dhe me radhë dhe këta heshtin.

Por nëqoftëse brenda drejtësisë, në një sistem drejtësie ndodh që ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nxirret nga sistemi dhe ky Troplin këtu e çon në ndjekje penale dhe kërkon dënimin e tij me burg.

Nxirret nga sistemi sepse sipas tij ka fshehur një apartament. Sipas atij dhe avoketërve apartamenti ka qenë i vëllait dhe ka paguar qeranë në emër të vëllait. Por ky vetë ka 4 apartamente, ka 3 të vetat dhe një tjetër ku thotë se, unë jam i strehuar tek vjehrri me qira. E kuptoni apo jo, paçka se çon badigardët për të rrafë qytetarët, atje se shiten nga dy herë apartamentet e vjehrrit.

Jemi në këto kushte në të cilat, shqiptarët duhet ti dinë këto të vërteta, duhet ti dinë.

A mund të imagjinosh ti se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë, se çfarë drejtësie merr qytetari i thjeshtë kur këta në mënyrë flagrante, ky hap çështje pa emër për Irena Gjokën e cila ka gjithë këto gjëra, të shkelmuara dhe çështja hapet pa emër vetëm që ajo të tejkalojë afatet e parashkrimit.

A nuk është ky, një bashkëpunëtor në krim.

A nuk është ky bashkëpunëtor në krim, kur lexon njëlloj si unë transkrimet e bisedave të Elona Daupajt, ku Taulant Balla nga fillimi në fund del disa herë si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit, dhe ky dënon roje dhe shoferë dhe Taos ja heq fashikullin. A janë këto kështu apo jo, a duhet ti dimë këto.

Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është anti-drejtësi, ky është shkelmim mbi punën, mundin, djersën e qindra hetuesve, gjykatësve, prokurorëve që duan të punojnë në përputhje me ligjin. Por kjo mafie e poshtër që ka ngërthyer në këtë mënyrë sistemin, po e shkatërron këtë sistem.

Jo, përkundrazi kjo është një ndihmë e madhe që unë jap. Sepse e di si është puna? E morët vesh çfarë ndodhi pardje.

Që nga koha e diktaturës, unë nuk kam dëgjuar as në diktaturë, por mund të ketë ndodhur, se atëherë ndodhte çdo gjë, atëherë nuk kishte avokatë, por në kohën kur ka pasur avokatë, avoketërit armiq konsideroheshin, pak kishte.

Arrestojnë avokatin në Elbasan. Pse? Sepse guxoi ti thotë prokurorit, unë do të të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky? Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient, i thotë prokurorit po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës dhe të tjerë, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen.

Tani më thuaj pak mua, të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është një terror mbi 10-tëra e qindra avoketër që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo?

Kur dëgjova fillimisht  të them të vërtetën, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme. Por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, ky është turpi, kjo vetëm drejtësi nuk është. Nuk ndodh kund.

Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë.

Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, këta janë dy herë kriminelë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …