Ka nisur lufta mes bandave të regjimit/ Vangjush Dako largohet nga Shqipëria

Vangjush Dako është laguar nga Shqipëria. lajmi është dhënë në media nga Kryetari i PD, Berisha i cili u shpreh se largimi i Dakos ka të bëjë me luftën mes bandave që ka shpërthyer brenda tyre.

Vangush Dako është larguar nga Shqipëria vetëm disa ditë pasi ndaj tij u vendos tritol në një pronë të në periferi të Durrësit. Eksplozivi nuk shpërtheu, por tritoli ishte një mesazh paralajmërues për Dakon.

Berisha u shpreh se sasinë e ekspozivit Dakos ja ka vendosur Aldo Avdyli si pasojë e konflikteve mes tij dhe Pojës dhe Ervis Doçit.

Berisha u shpreh se mes Avdylit dhe Dakos ka pasur një komunkim ku Avdyli i ka bërë të qartë të gjitha shërbimet ndaj tij, përfshi edhe marrjen e votave, ndërsa në fund ai është ndjerë i keqpërdorur.

Deklarata

Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur.

I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet.

Dhe historia është kjo.

Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës.

Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit?

Është kjo kështu?

Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua.

Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua.

Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin.

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …