Skandali Rama-Lubi Balluku/ Berisha: Shqiptarët do paguajnë 130 milionë euro në 10 vite për aeroportin e Vlorës

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate shtypi tha se, shqiptarët do paguajnë 130 milionë euro në 10 vite për aeroportin e Vlorës. Ai e quajti këtë një skandal të Ramës dhe Ballukut.

“Rama-Lubi Balluku dhe ky skandal lidhet me aeroportin e Vlorës.

Ju jeni dëshmitarë se unë prej tre vitesh denoncoj publikisht aeroportin e Vlorës për dy arsye madhore.

Arsyeja e parë madhore që unë kam denoncuar aeroportin e Vlorës është korrupsioni mbi të cilin ngrihet kjo vepër e infrastrukturës dhe që u kushton qytetarëve shqiptarë çmim të tmerrshëm.

Unë kam denoncuar para jush se kontrata e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut me ndërtuesin e aeroportit, parashikon që qeveria shqiptare të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Sipas kësaj kontrate ultrakorruptive, qeveria do i paguajë çdo vit mbi 9 milionë euro koncesionarit, dhe mundet edhe më shumë.

Qeveria pra, shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 milionë euro. Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka kushtuar aeroporti vetë dhe koncesionari do shfrytëzojë aeroportin për 35 vite me një fitim të llogaritur 700 milionë euro.

A ka njeri në botë që mund të firmosë një kontratë të tillë?

Koncesionari ndërton koncesionin, ndërton veprën. Natyrisht në ato 700 milionë euro është stër-stërfitimi i tij.

700 milionë euro janë 5-6 herë kostoja e ndërtimit.

Dhe, kjo jo, në vend së të paguajë taksapaguesve fee-në koncesionarë, taksapaguesit shqiptarë i paguajnë koncesionarit rreth 10 milionë euro.

De facto këto ndahen midis Lubisë dhe koncesionarit, se ndryshe nuk mund të ketë kurrë, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Pra, në vend se t’i paguajë shtetin fee-në koncesionare nga viti i parë, qyetarët i paguajnë Lubisë, Ramës dhe koncesionarit 130 milionë euro, pra nja 20 milionë euro më shumë se të gjitha shpenzimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …