Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit të garës elektorale në Vlorë, duke sqaruar se Partia Demokratike do të mbështesë vetëm kandidatin zyrtar të shpallur nga strukturat legjitime të saj, duke mohuar çdo lidhje me kandidatë të tjerë që janë të imponuar nga grupe të jashtme dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve.

Berisha deklaroi se, Partia Demokratike nuk do të lejojë manipulimin e opinionit publik me kandidatura të vetëshpallura, të cilat ai i cilësoi si “kallp” dhe të papranueshme për opozitën.

“Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim.

Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp. Edhe ai nuk ka thënë se, është kandidat i PD. Ai ka thënë jam i pavarur. I pavarur, tjetër problem”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të …