Nga Luçiano BOÇI
OECD sapo ka publikuar të dhënat më të fundit për vendet me popullsinë më të arsimuar në botë.
Kanadaja, Irlanda dhe Koreja e Jugut kryesojnë me mbi 55% të të rriturve nga 25 vjeç – 64 vjeç që kanë përfunduar arsimin e lartë.
Ndërsa vendet me sisteme të forta profesionale, si Gjermania dhe Austria, tregojnë se ekonomia nuk matet vetëm me numrin e diplomave, por dhe me cilësinë e aftësive që prodhon arsimi.
Po SHQIPËRIA?
Në listat e OECD-së, Shqipëria as nuk shfaqet fare!
Nuk na ka njeri në laps!
Skandali i rradhës që dëshmon gjendjen alarmante në Arsimin tonë.
Sikurse nuk është shfaqur në disa klasifikime të bëra nga OECD, apo oraganizma te tjerë.
Dhe kur mund të klasifikohet në disa raste, është gjithmonë në vendet e fundit.
Jo për mungesë të “të diplomuarve”. Jo!
Shqipërisë i mungon serioziteti në politikat se si realizohet e matet arsimi dhe si përkthehet ai në zhvillim total.
Ne kemi Universitete të pa rankuara në vlerësimet botërore, që japin diploma por që nuk kanë asnjë vlerë.
Një ndër arsyet e forta kjo që mungojmë dhe në këtë klasifikim.
Nuk kemi një sistem kombëtar që lidh arsimin me tregun e punës megjithë fjalët e premtimet e shumta.
Nxjerrim më shumë juristë për një drejtësi të mbytur e të vrarë.
Prodhojmë ekonomistë për një ekonomi ende të paformalizuar.
Kemi kufizuar mësuesit për shkak të një arsimi që po zbrazet nga nxënësit.
Vendet që kryesojnë renditjet nuk janë thjesht të arsimuara. Ato janë të organizuara.
Kanë strategji për arsimin profesional, për kërkimin shkencor, për inovacionin. Shqipëria, ndërkohë, ka strategji e reforma në letra, në realitet të deformuara dhe një raport politik armiqësor me dijen falë Ramës IV!