Binaj takim me koordinatorët e partive opozitare/ “Duhet një koalicion i madh i qytetarëve”

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gjithë spektrit opozitar në vend.

Binaj thekson se, kryefjala e takimit ka qenë dhënia fund e rrënimit të qytetit nga betoni dhe korrupsioni.

“Duhet një koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm dhe partive politike opozitare”, shkruan Binaj.

Në takimin e sotëm morën përfaqësues të të gjitha partive opozitare, ku spikatën edhe Ermal Hasimja një tjetër emër i përfolur në garën paraprake para se opozita të mbështeste Binajn. PD, PL, PAA, PR, Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje garantuan Binajn për mbështetjen gjatë fushatës.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …