Keqardhje për Fatos Nanon!

Florjan Haçkaj

Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja në Tiranë! Një vile e mrekullueshme e ndërtuar me djersë e me shumë punë, të cilen e pushtuan të babziturit komunistë në vitin 1948 !! Në atë ditë të urryer, gjyshja ime e ndjerë u kthye në shtëpi dhe gjeti disa placka e pak mobilje të ngarkuara në një kamion, bashkë me familjarët e saj, të cilët u DEBUAN pas torturave pa fund ndaj stërgjyshit tonë!!

Në vitin 1951, aty u vendos familja Nano, dhe aty lindi Fatos Nano në vitin 1952. Deri nga fundi i viteve ‘90, ajo shtëpi mbeti në duart e tyre. Kur përpiqeshim ta rimerrnim pronën pas rënies së komunizmit, përballeshim me kërcënime me jetë, arrogancë dhe një tallje të hidhur: “Falënderoni që po ju lejojmë të hyni në shtëpinë tonë!”

Kjo është trashëgimia e komunizmit: grabitje, dhunë, internime dhe padrejtësi që vazhdojnë të rëndojnë ndër breza. Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë.

Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si “figurë historike”.

Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë!

About Krye Redaktor

Check Also

Intervista-Hasimja/ E gjithë opozita e bashkuar për të fituar Tiranën me Florin

Pyetje: Zoti Hasimja Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por …