Berisha: Toma ia mbathi! Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, Tom Doshi ka ikur ng Shqipëria pasi SKAP do ta arrestonte. Berisha shkrun se, Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi.

Reagimi

Toma ia mbathi!

Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për t’u burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.

About Redaksia

Check Also

Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit …