Kandidati i pavarur për Tiranën që mbështetet nga opozita, Florjan Binaj ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës. Gjatë daljes së sotme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët.
Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve dhe ndjeshmërisë ndaj mjedisit. Teksa ai bashkëbisedonte, një qytetar iu afrua për një foto, e shoqëruar me thirrjen: “Votoni Florin”.
Mbështetja ka ardhur edhe nga të rinjtë, të cilët e kanë përshëndetur gjatë ecjes me fjalët: “E ke votën nga ne!”
Ndërsa në takimet me banorët në terren, qytetarët kanë ndarë edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre u shpreh se fëmijët i janë larguar jashtë vendit, duke kërkuar zgjidhje dhe duke theksuar se ndryshimi nis me votën. “Djalin e kam në Austri, edhe vajza do më iki, duhet të bëjmë diçka, ngelëm vetëm”, i thotë një grua. “Duhet me u bo bashkë”, i përgjigjet Binaj.
Gazeta RD