Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar mbrëmjen e sotme pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit në Kuvend e cilësoi atë person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.
Në një intervistë “live” në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Ahmetaj u shpreh ashpër ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si simbol të dështimit të Reformës në Drejtësi.
“Reforma ka dështuar. Altin Dumani është dështimi i Reformës në Drejtësi. Kush është armik i Ramës, tërhiqet zvarrë”, deklaroi Ahmetaj.
Deklarata e tij vjen pas fjalës së Dumanit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se “në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe ndodhet jashtë vendit që prej vitit 2023
Gazeta RD