Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se, Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë.
“Se kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë. Dhe unë do t’ju sugjeroja edhe në respekt të këtyre institucioneve, po edhe për veten tuaj, që të lejoni ne të bëjmë pyetje. Kam dhe një gjë tjetër. Pyetja ime lidhet edhe me një video që unë duhet t’i demonstroj kryetarëve të këtyre institucioneve. Si do t’ia bëjmë neve këtë? Si t’ia demonstroj unë me shkrim videon, kur ai duhet ta shikojë, se për çfarë lidhje të pyetja.
Pastaj ç’është kjo që interpretimin e pyetjeve ta bëjmë mbasi kanë dhënë përgjigje institucionet për pyetjet që kemi bërë ne. Ku ndodh kjo? Ne mund të bëjmë interpretimin e përgjigjes pas përgjigjes, po jo të pyetjes. Ndërkohë që ata janë larguar. Tani e vërteta është që ju këtu keni vetëm një hall. Nuk i doni pyetjet, nuk e doni debatin dhe kërkoni të krijoni një artificë që ta mbyllni parlamentin dhe t’ia mbasni. Siç ja ka mbathur zoqi, zonja Balluku, shoqe Balluku. Siç ja mbathi ajo, kërkoni dhe ju t’ia mbathim nga kjo seancë.
Në qoftë se doni në respekt i parlamenti dhe të institucioneve, që ju i doni shumë, na lejoni ne të bëjmë pyetjet tona. Ju bëni pyetjet e juaja, në qoftë se keni, dhe ata le të përgjigjen. Në Komisionin e ligjeve, kemi bërë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje, jo më t’jau shkruajmë pyetjet. Janë mbi 80 pyetje dhe do t’i lexoka të gjitha vetë. Na lexojmë pyetjet, na lexojmë përgjigjet, t’i bëjnë dhe vetë diskutimet, mbyllni dhe parlamentin, po të jetë ajo punë le ta bënin live në Facebook ata, s’kishin nevojë të vinin këtu.
Për çfarë do vinit këtu? Ja çonin pyetjet atje dhe rrinin atje e bënin. Është nonsens. Në respekt të këtij institucioni, të kthejmë seriozitetin e një shteti parlamentar. Se po bëhemi qesharak në sy të gjithë botës. Hajde të studiojmë, keni studiuar gjithë natën që si ne mos t’i lejojmë këta të bëjnë pyetje. Çfarë ju gjen nga pyetjet tona?”, tha Balliu.
Gazeta RD