Berisha: Belinda po ikën… ju të gjithë keni dosje në SKAP!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kuvend akuzoi disa prej deputetëve dhe ministrave për konflikt interesi dhe për mbajtjen e dosjeve që pengojnë transparencën. Lideri i opozitës iu drejtua deputetëve të PS se, Belinda po ikën… ju të gjithë keni dosje në SKAP!
Berisha theksoi se, qytetarët kanë të drejtë të dinë pse korrupsioni po rritet dhe si po përdoren paratë e tyre, duke kërkuar të drejtën për të lexuar pyetjet e tij integralisht, për të garantuar përgjegjshmëri dhe llogaridhënie nga ana e qeverisë.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Nuk mund t’i përgjigjem një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë, por çështja është jashtëzakonisht serioze.
Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament.
Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi.
Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP?
Dil betohu!
Cili prej jush… pse iku Blendi, më thoni pak ku shkoi ai, pse ia mbathi?
Sepse ju jeni me dosje … edhe ti nuk je në rregull.
Belinda po ikën dhe të shohësh pastaj se do të të marrë me vete se ministri i Belindës të thonë të gjithë ju.
Po ato janë punët tuaja, nuk janë punët tona.
Ne kemi punë të bëjmë transparencë, t’u themi qytetarëve se pse korrupsioni rritet, se pse paratë e tyre… mos fol aty mbrapa ti.
Nuk e kam faj unë që të thonë ministri i Belindës, këta të thonë. Mua nuk më bjen ndërmend as për ty, as për Belindën.
Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën.
Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.
Është e vërtetë që ka një manual i cili në asnjë fjalë nuk thotë se bëhen pyetjet me gojë. Është i drejtë dorëzimi me shkrim, jam plotësisht dakord, se ai që pyetet duhet të ketë kohën për t’u përgatitur.
Por kjo nuk përjashton në mënyrë absolute autorin e pyetjes të lexojë pyetjen integralisht siç e ka bërë, me qëllimin që e ka bërë. Kjo është!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-Lajm/ Balluku i shkon në zyrë Ramës

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku është parë të futet në …