Berisha: Nderi që më bëri Dumani ishte vetingu 30-vjeçar, sot jam i vetmi shqiptar me një veting të plotë nga armiqtë e mi

Kryetari i PD, Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të deputetëve të Edi Ramës. Ai u shpreh se, i vetmi nder që i ka bërë Altin Dumani është vetingu 30-vjeçar nga armiqtë.

“Nderi që më bëri mua ishte vetingu 30-vjeçar dhe unë vij këtu sot i vetmi shqiptar me një veting të plotë nga armiqtë e mi. Çfarë tregoi ky veting?

Ky veting tregoi se 54 vite bashkë me bashkëshorten time, disponoja 100 mijë euro dhe një apartament 47 metër më të madh se atë që kisha në diktaturë”, tha Berisha.

Replika e kreut të PD, Berisha:

Njeriu që fle në këmbë, nuk harxhoj kohë me të.

Por për qytetarët duhet të qartësoj se në vitin 2015, ndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria renditej në vendin e 64, sot është përkeqësuar dyfish, renditet në vendin e 110 më keq.

Për ndërhyrjen e qeverisë në vendimet penale, pra për telefonatat e Edi Ramës tek Altin Troplini, në vitin 2015 ishte në vendin e 62, sot është në vendin e 106, është përkeqësuar pra me 100 përqind.

Dhe përpiqeni të mburreni me përmbysjen e një standardi.

Tani, për sa i përket atyre që the, ç’është e vërteta, nuk mund të mohoj se një nder ma ka bërë ai mua, të jem i sinqertë me ju.

Nderi që më bëri mua ishte vetingu 30-vjeçar dhe unë vij këtu sot i vetmi shqiptar me një veting të plotë nga armiqtë e mi.

Çfarë tregoi ky veting?

Ky veting tregoi se 54 vite bashkë me bashkëshorten time, disponoja 100 mijë euro dhe një apartament 47 metër më të madh se atë që kisha në diktaturë.

Përfundoi akuzë për korrupsion për një javë vakancë që vajza ime ka paguar për mua dhe i ka deklaruar. Dy fatura shëndetësore për mua dhe nënën e vet që i ka deklaruar.

Përfundoi, dhe këtë do e them, u garantoj se as prokuroritë naziste dhe as staliniste nuk do e bënin, përfundoi korrupsion pagesa që dhëndri dhe vajza ime kanë bërë për 3 familje në nevojë që trajtojnë fëmijët e tyre në qendrën e autizmit që gruaja ime e kryeson prej 20 vitesh pa asnjë qindarkë përfitimi.

Jo vetëm kaq, por publikuan emrat, ja ai, ai që foli këtu, publikoi emrat e tre fëmijëve me autizëm këtu, duke shkelur çdo ligj dhe çdo moral.

Por ju jeni të gatshëm që të bëni nga një bust në miniaturë dhe ta mbani se është shpëtimtari juaj gjersa ne t’u japim vendin që meritoni.

About Redaksia

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …